Ambasda e SHBA-së veçon deklaratën e O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj

0
123

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka shpërndarë një citat të ndihmës Sekretarit, James O’Brien, ku ka folur rreth përkrahjes së SHBA-së për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë multi-etnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n.

“Kosova ka të drejtën për të mbrojtur territorin e saj sikur të gjitha vendet e tjera”, është citati i O’Brien që ambasada e SHBA e ka veçuar dhe e ka shpërndarë në faqen zyrtare në “facebook”.

 “1244 ka vendosur një proces politik për të diskutuar të ardhmen e  Kosovës. Ky proces eci dhe rezultoi me pavarësinë e Kosovës. Kështu që Kosova sikur të gjitha vendet e tjera ka të drejtë të mbrojë territorin e saj. Kosova po e bën një gjë të tillë në një proces që është transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët e saj. Kështu që mendoj se në përgjithësi është një lëvizje drejt stabilitetit të rajonit. Dhe që ne do të vazhdojmë ta përkrahim nga SHBA”, citohet O’Brien.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here