Afrim Tejeci: Kemi oferta më profesionale që do t’ju ofrojmë qytetarëve të Prizrenit, për një zhvillim më të mirë

0
481

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka thënë se ka një program zhvillimor – ekonomik për qytetarët në rast se fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 17 tetorit.

Tejeci ka thënë se kemi oferta më profesionale që do t’ju ofrojmë qytetarëve të Prizrenit, për një zhvillim më të mirë.

“Të nderuar qytatarë të Prizrenit
Jam shumë i privilegjuar që kam rastin të jap kontributin tim për qytetin tim të lindjes, për qytetin hero të Kosoves, Prizrenin.
Ne si AKR, kemi program dhe vizion për avancimin e shërbimeve komunale dhe urbane ne nivel komunal, e në veçanti këtu ne qytetin dhe komunen e Prizrenit.
Kemi oferta më profesionale që do t’ju ofrojmë qytetarëve të Prizrenit, për një zhvillim më të mirë, ne lëmin e trafikut, urbanizmit dhe shërbimeve komunale, ashtu si e meriton qytetari i Prizrenit.
Garantojmë barazi, njësoj për të gjithë qytetaret, drejtësi dhe mbi të gjitha udheheqje pa korrupcion dhe transparente.
Do të krijojmë kushte optimale për thithjen e investimeve, sidomos atyre nga jasht, të cilat janë kruciale për një zhvillim ekonomik dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.
Investimet do të bëhen aty ku janë më të nevojshme, duke menjanuar ndikimet e lagjeve, ato klanore dhe interesat partiake.
Ne jemi për Ju, dhe kërkojmë nga JU për JU, përkrahje për t’ia rikthye zhvillimin dhe bukurinë e Prizrenit, duke mbrojtur vlerat qytetare, kulturore, historike, dhe institucionale nga degradimi që i është bërë qytetit viteve të fundit nga njerëz pa përvojë .
Të punojm për qytetin tonë ,ku fëmijët tanë do ndihen krenar dhe të lumturë që jetojnë në Prizren.

ME JU,PËR JU

Voto149 #AKR #”, ka thënë Tejeci./04 Online

Leave a Reply