Adelina Tahiri flet sërish për martesën e saj: Mediat e bënin për interes, nuk e mendonin shëndetin tim

0
241

Adelina Tahiri, ishte komentuar shumë kohën kur ishte martuar me biznesmenin me moshë më të madhe nga Maqedonia.

Kohëve të fundit, ajo ishte komentuar edhe për ndarjen nga ai, shkruan lajmi.net.

Për jetën e saj private, ka folur vetë këngëtarja së fundi.

Në një intervistë në “Pushime on Top”, ajo ka rrëfyer për vështirësitë që është përballur në lidhje me famën.

Ajo përmendi martesën, si një nga periudhat e saj më të errëta dhe tha se e ka përjetuar shumë keq mënyrën se si u trajtua në media.

“Jam penduar për shumë gjëra në jetë, jam gjykuar për shumë gjëra në jetë. Dhe realisht i kam përjetuar shumë rëndë, për shembull, martesën. Ka qenë një bujë shumë e madhe, që unë e kam përjetuar shumë keq, sepse të gjithë mediat, e bënin për interes. Nuk e menduan që më bënin dëm, dhe askush nuk mendoi për shëndetin tim. Askush nuk mendoi për familjarët e mi, për shëndetin tim”, tha Adelina.

Leave a Reply