Achraf Hakim nga Interi kalon në Real Madrid

0
320

Pas Contes, i cili është duke pritur ofertën nga Real Madrid, Inter gjithashtu i thotë lamtumirë Achraf Hakimit. Pasi ishte një nga protagonistët më të mëdhenj të titullit kampion, ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe Borussia e Dortmund do ti thotë lamtumirë zikaltërve vetëm një vit pas mbërritjes së tij. Ai do të jetë një nga ata që sakrifikohen për të kursyer bilancin, me klubin që do të përpiqet të rikuperojë 100 milion dhe të ulë pagat me 20%.

Sipas gazetës spanjolle AS, negociatat me PSG janë mbyllur praktikisht dhe nënshkrimet do të mbërrijnë së shpejti. Francezët do të investojnë 60 milion euro për mbrojtësin, një shifër kjo që do t’i japë Interit qetësi. Qëllimi i të cilit, tani, është të mos largojë më shumë lojtarë për projektin e ri të Simone Inzaghi dhe të fitojë para me emra të tjerë. Për shembull, ai i Joao Mario, i cili kishte një sezon të shkëlqyeshëm në Sporting, ose Nainggolan, i cili përfundoi huazimin te Cagliari dhe fiton 4.5 milion neto në vit: shpëtimi prej tij do të kursente 9 milion.

Stefano Sensi, nga ana e tij, mund të ndiqte De Zerbi te Shakhtar ose të shkonte te Fiorentin. Achraf, i cili një vit më parë kushtoi më shumë se 40 milion, ia doli të adaptohej në Itali duke shënuar 7 gola dhe 11 asistime në 45 paraqitje. Për ta zëvendësuar marokenin,Inter mendon për Florenzin, që PSG do ta lejojë të rikthehet te Roma pas përfundimit të huazimit.

Leave a Reply