A ka një dietë ushqimore kur kemi probleme me pankreasin?

0
99

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ka një dietë ushqimore kur kemi probleme me pankreasin?

Mjeku: Në rastet me pankreatit akut në të shumtën e rasteve ndalohet ushqimi nga goja. Ushqimi rifillohet pas 3-4 ditësh nën mbikëqyrjen e mjekut.

Dieta në pankreatitin kronik: Së pari ndalohet në mënyrë kategorike pirja e alkoolit, kurse duhani dhe kafeja mund ta shtojnë dhimbjen. Duhet ngrënë 4-5 herë në ditë, duhen evituar ushqimet krudo, duhet evituar konsumimi i lëngjeve gjatë vakteve. Në përgjithësi dieta ushqimore duhet përshtatur për çdo pacient më vete, por në përgjithësi është hiperkalorik: (2500-3000 kalori) dhe do të përmbajë 30% proteina, 30% lipide, 40% glucide.

Proteinat: 100-150 gr në ditë, nga të cilat 65-75% e zënë mishi i pulës, mish viçi, peshk, mëlçi, të ziera. Pastaj pjesa tjetër plotësohet me djath lope, vezë gjysmë të ziera.

Lipidet: Preferohet një regjim hipolipidik, preferohet gjalpi i freskët i lopës, djathërat që kanë më pak se 50 % yndyrë, qumështi, vaji luledielli.

Glucidet: Preferohet një regjim hiperglucidik (rreth 400 gr glucide në ditë), bukë e bardhë e ndenjur 1-2 ditë ose e thekur, zarzavate të ziera, fruta të pjekura mirë ose komposto, mjaltë etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here