A është zbokthi sëmundje?

0
230

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është zbokthi sëmundje?

Mjeku: Shumica e njerëzve kanë zbokth të paktën në një moment të jetës së tyre, por kjo gjendje është më e zakonshme në adoleshencë deri në moshën e mesme.

Ka disa shkaqe të ndryshme që ndikojnë në shfaqjen e zbokthit, që sipas dermatologëve mund të etiketohet edhe si sëmundje. Ja disa prej shkaqeve:

Dermatiti seborrheik ( lëkura e kokës bëhet më e irrituar, me yndyrë dhe për pasojë shkaktohet zbokthi)
Reaksionet alergjike
Psoriaza
Dieta ushqimore( personat që kanë mangësi të zinkut, vitaminës B6 dhe acideve yndyrore omega-6 kanë më shumë gjasa për të pasur zbokth).
Ekzema etj
Faktorë të ndryshëm rrisin rrezikun e shfaqjes së zbokthit, ja disa prej këtyre faktorëve:

Mosha
Moti
Niveli i stresit
Problemet shëndetësore
Lloji i produkteve të flokëve që përdorni
Higjena e dobët nuk është një faktor, por ndikon në shumimin e zbokthit.

Leave a Reply