A duhet përfundimisht një mobilizim i përgjithshëm kundër shovenizmit serb?

0
412

Derisa “loja” është duke u zhvilluar vetëm në terenin e Kosovës, Serbia do të prodhojë vazhdimisht kriza. E këto do të shkaktojnë pasiguri dhe do të demotivojnë këdo që është i interesuar të investojë në këtë vend. Mungesa e një perspektive të tillë, natyrisht do të humb besimin se mund të jetohet në këtë vend.

Është e qartë se përmes krizave të tilla, Serbia synon të krijoj opinion se ky vend nuk mund të funksionojë ndonjëherë si shtet, prandaj o duhet shkatërruar o ndarë një pjesë e këtij shteti. Pos tjerash, ajo përmes një lufte të tillë nervash, synon të lodhë dhe gjunjëzojë shqiptarët.
Sjellja e komunitetit ndërkombëtar, të krijon percepcionin sikur vepron në stilin “derisa autoritet kosovare nuk e qetësojnë Serbinë, duke i dhënë edhe asaj një pjesë të territorit, do ta ruajnë status quon, me këtë edhe një vatër të përhershme krizash”. Asnjë agresor në historinë njerzore, nuk është ledhatuar sikurse bëhet me Serbinë!

Shqiptarët janë para alternativës:
▪︎ të ia japin veriun e vendit Serbisë dhe ajo pastaj të vazhdojë përsëri lojën e saj me pjesë të tjera të Kosovës, duke krijuar qeliza të reja kancerogjene përmes krijimit të zajednicave të reja, aty ku ka ndonjë fshat të vogël me serb, ose
▪︎ duhet mobilizuar të gjithë për të ndalur shovenizmin serb. Duhet mobilizuar të gjithë pa përjashtim, jo vetëm policët dhe ushtarët e FSK, por edhe të gjitha segmentet e tjera të popullit. Ukraina mund të sherbejë si shembull mobilizimi.
Prandaj, a duhet mobilizuar për një përballje vendimtare? Serbët nuk heqin dorë nga Kosova, përmes analizave tona nëpër rrjete sociale, debateve nëpër studio televizive, prononcimeve e konferencave shtypi të politikanëve etj. Mënyra më e mirë për të shmangur luftën me Serbinë, është të përgaditësh për luftë me Serbinë. Vetëm kjo ia largon ambiciet e saja nga ky shtet. Mjafton ta merrni si model Kroacinë.
Ne jemi dëshmitarë se lufta e serbëve gjatë viteve 90-ta, është bërë kryesisht kundër civilëve. Pra ke të bësh me një popull, i cili si një kolektivitet i zhveshur nga çfardo virtyti njerëzor, njeh vetëm argumentin e forcës.

Nën këto rrethana, a duhet autoritet tona shfrytëzuar maksimalisht bugjetin shtetëror, për forcim të komponentës së sigurisë?

Gjuetarët e kanë një shprehje, ” kur të dilet për gjah, duhet mbushur pushka për derr, e nëse del lepur, edhe më mirë”.

Shkruan: Agron LIMANI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply