96 aksidente vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë, policia dënon mbi 1 mijë e 600 shoferë

0
168
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur jiç më pak se 96 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 37 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 59 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 631 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 28 persona, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply