71 aksidente brenda 24 orëve, policia dënon mbi 2 mijë e 100 shoferë

0
208

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 71 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 23 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 48 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 2 mijë e 160 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 37 persona, ku 25prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply