3 momentet më të këqija për të blerë një makinë

0
245

Blerja e një makine është një vendim i madh. Përveç markës së makinës, ju duhet të bëni dhe disa zgjedhje të tjera si: a do të bleni një makinë të re apo të përdorur, nëse do të merrni kredi apo do ta paguani me para në dorë, çfarë karakteristikash duhet të ketë ajo…

Por një faktor tjetër i rëndësishëm për blerësit e makinës është periudha në të cilën ata e blejnë makinën. Për t’ju ndihmuar me këtë vendim, këtu janë 3 momentet më të këqija në të cilat ju nuk duhet të bleni një makinë:

1. Periudha e pranverës

Sipas USAA, periudha e pranverës është periudha gjatë së cilës njerëzit janë duke shijuar motin e mirë dhe shumë prej tyre i kanë xhepat plot – sepse tashmë festat e fundvitit kanë përfunduar. Shitësit nuk kanë shumë konkurrencë, prandaj ata nuk ofrojnë të njëjtat ulje si në periudhën e ngadaltë të vitit.

Pra, kur është periudha e duhur për të blerë një makinë? Muajt e dimrit dhe fundviti janë momentet më të përshtatshme për të kërkuar makina me ulje. Në pritje të vitit të ardhshëm, shitësit duhet të përmbushin kuotën e shitjeve prandaj çmimet ulen dhe shitjet rriten – veçanërisht gjatë festave.

Nëse nuk prisni dot deri në fund të vitit, ju mund të gjeni çmime të leverdishme për makina ne fund të muajit ose në fund të tremujorit.

Ju gjithashtu mund të përfitoni nga çmimet e modeleve të vjetra kur pikat e shitjeve promovojnë modele të reja të makinave, në fund të verës ose në fillim të vjeshtës.

2. Kur karta e kreditit apo llogaria juaj bankare është e ulët

Disa konsumatorë bëjnë blerje duke u bazuar te gjendja e tyre financiare në të ardhmen, duke harruar gjendjen e tyre financiare aktuale. “Unë i kam shlyer të gjitha borxhet, tani situata ime financiare do të përmirësohet” apo “Unë do të filloj një punë të re së shpejti, kështu që rroga ime do të jetë më e lartë,” kështu arsyetojnë disa njerëz. Por në këto situata, këta blerës shpesh detyrohen të marrin borxhe për të shlyer paratë e blerjes së makinës. Prandaj nëse doni të bleni një makinë sigurohuni që jeni në gjendje të paguani për të dhe mos harroni që pas blerjes iu duhet dhe një thes me para për ta mbajtur.

3. Blerjet e momentit

Kur bëni një blerje të momentit, ju nuk arrini të mendoni për detajet e kësaj blerjeje. Makinat njihen si blerje të momentit dhe kjo jo për faj të shitësve të zgjuar. Le ta pranojmë, shumica e makinave që ju shihni në showroom-e apo në vitrinat e dyqaneve janë shumë tërheqëse. “Makina ime mund të parkohet vet,” – mendoni ju ndërkohë që po firmosni “qorrazi” blerjen e saj.

Fatmirësisht, procesi i blerjes së makinës ka ndryshuar pak dhe kërkimi online është hapi i parë që hedh një blerës i interesuar.

Duke parë modele të ndryshme me çmimet përkatëse tashmë blerësi e ka më të lehtë t’i shmanget një blerjeje të çastit të pamenduar mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here