14 ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, infektohet me Covid-19 Pëllumb Pipero

0
421

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Ndonëse ishte ndër personat e parë që morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer, rezultati i testit të tij doli pozitiv. Top Channel mëson se Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka dalë pozitiv të martën, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Që prej fillimit të pandemisë, mjeku infeksionist shërbeu në spitalin Infektiv, i njohur ndryshe si Covid 1, ndaj të gjithë pacientëve që kishin nevojë për trajtim ndaj koronavirusit.

Leave a Reply