13 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 2 në Prizren

0
365

13 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në raportin e së premtes. Në të njëjtën ditë janë regjistruar edhe 963 raste të reja.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç).

Këto raste kanë dalë nga testimi i 2059 mostrave.

Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 27851

Si pasojë e COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 797 persona./KOHA

Leave a Reply