12 të vdekur dhe 975 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

0
314

12 persona kanë vdekur dhe 975 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.010 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Leave a Reply