115 aksidente gjatë 24 orëve të fundit, mbi 1600 tiketa trafiku e 20 të arrestuar

0
365

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 115 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 47 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 68 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1635 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 20 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një person tjetër në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply