Një shtëpi në fshatin Zym të Prizrenit është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht në momentin e ngjarjes nuk ka pasur banorë brenda, shkruan 04 Online.
Menjëherë pas raportimit, njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke arritur të shuajnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij.
Ndërsa shtëpia ka pësuar dëme materiale të konsiderueshme, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
“Fsh. Zym Prizren/ 10.03.2025-NN. Është raportuar se nga zjarri është përfshirë një shtëpi e cila në atë moment nuk ka pasur banorë. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve të shkaktuar nuk ka të lënduar. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online