Zgjedhjet lokale – KQZ sot mban mbledhje

0
253

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e parë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale, ku pritet të merren disa vendime për përgatitjen e këtij procesi.

Më 17 tetor të këtij viti, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’i drejtohen kutive të votimit, për t’i zgjedhur kryetarët e komunave.

KQZ ka dërguar në Qeveri një kërkesë për buxhet shtesë në shumën e rreth 3.9 milionë eurove, meqenëse një shumë e caktuar e buxhetit për zgjedhjet lokale ishte shpenzuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovè janë mbajtur më 22 tetor të vitit 2017.

Leave a Reply