Zbulohet prapaskena, Ronaldo largohet nga United pa Championsin!

0
337

Manchester United e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sezon.

Nga një pretendent serioz për titull, Djajtë e Kuq e shohin veten në vendin e 6-të pas 11 javësh kampionat dhe 9 pikë pas Chelsea-t kryesyes.

Mediat angleze dhe më konkretisht gazeta e njohur Daily Express ka zbuluar një prapaskenë të rëndësishme lidhur me Cristiano Ronaldon i rikthyer këtë verë në Old Trafford por pavarsisht se 5-herë fituesi i Topit të Artë e ka bërë punën e tij, pjesa tjetër e skuadrës nuk i është përgjigjur dhe nëse Manchester United nuk arrin të sigurojë minimalisht kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm, ylli luzitan mund ta mbyllë pas vetëm 1 viti aventurën e tij të dytë në Premier League.

Në kontratën e Ronaldos ekziston pikërisht klauzola që ai mund ta prishë atë pas vetëm një sezoni nëse United nuk arrin të jetë pjesë e grupeve të Champions, me 36-vjeçarin që mund të kërkojë një tjetër skuadër që i përgjigjet nivelit të tij për të vazhduar karrierën. 

Leave a Reply