Zafir Berisha viziton Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

0
667

Pas takimit që ka mbajtur me Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike, zëvendësministri i MPB-së, Zafir Berisha ka takuar edhe Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

Berisha këtë takim e ka mbajtur edhe në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Emergjencave.

“Sot nga pozita e zv.ministrit dhe Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Emergjencave, vizitova Agjencin e Menaxhimit Emergjent, ku nga drejtori i përgjithshëm z.Fadil Kodra u njoftova nga afër për gjendjen në AME, si dhe kërkesat dhe prioritetet që kanë siq është formimi i Brigadës për Mbrojtje Civile- Njësia për Kërkim dhe Shpëtim dhe çështje tjera me rëndësi!”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply