Zafir Berisha kujton betejën e 28 korrikut të vitit 1998 në Buçe të Dragashit

0
483

Ish-Komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha e ka kujtuar betejën në fshatin Buçe të Dragashit.

Në 23 vjetorin e kësaj beteje të realizuar nga UÇK-ja me forcat serbe, kanë rënë heroikisht Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj.

Si rrjedhojë Berisha ka thënë se rënia e këtyre trimave edhe pse ishte humbje e madhe për UÇK-në, lufta dhe furnizimi me armë ka vazhduar.

“Me 28 korrik 1998, duke u kthyer nga Shqipëria, një grup prej 63 luftetarëve që kishin qenë për armatim, bie në pritë të forcave serbe ku në luftimet e ashpra që u zhvilluan në fshatin Buçe dhe mbi fshatin Brezne , bien heroikisht dy luftetarët e UÇK-së, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj.
Rënia në krye të detyrës së këtyre dy luftetarëve trima, për ne ishte një humbje e madhe, sepse humbëm dy ushtarët trima, të cilët çdo herë ishin në krye të detyrës për furnizimin e ushtarëve të UÇK-së me armatim nga Shqipëria.
Nexhati ishte nga ata mërgimtar që e kishte lënë Zvicrën dhe kishte ardhë për me luftu për lirinë e vendit , derisa familjen e kishte lënë atje, kurse Beamiri ishte nga ata djemë të ri nga Zhuri i cili kishte ardhë vullnetar në UÇK, dhe ishte me mision në njësinë për furnizim me armatim.
Rënia e këtyre dy trimave rdhe pse ishte humbje e madhe për ne, lufta dhe furnizimi me armë ka vazhduar …
Në nxjerrjen e ushtarëve nga rrethimi dhe të plagosurve në Buçe dhe në malet e Breznes, u shkojmë në ndihmë me një pjesë të kompanisë së fshatit Kushtrim dhe Poslisht mbasi ishte pozicionim më i afërt i UÇK-së me fushëbetejën nga ku i terhekëm ushtarë e plagosur Sami Berisha nga Lezi, Albrim Krasniqi nga Vlashnja, Shasivar Ajazaj nga Zhuri, derisa Ismet Zymberi nga Tusuzi ndimohet nga djemt e Zhurit.
Në këtë aksion kanë qenë edhe Policia Ushtarke me Salajdin Berisha në krye, si dhe Ekrem Rexha-komandant Drini, i cili pas ofensivës së 16 korrikut të vitit 1998 ishte vendosur në Shtabin Lokal të UÇK-së në Vërri dhe kishte detyrën e shefit të operativës së shtabit, i cili ishte edhe pjes e operacionit për nxjerrjen e dy kufomave të dëshmorëve në luftimet e Buçes dhe Breznes dhe të plagosurve, ku ishte edhe një pjesë e komandës së Shtabit Lokal dhe një pjesë e Batalionit të Parë dhe Dytë si dhe komplet Policia Ushtarake si dhe Xhevat Berisha kom. ZKZ i shoqëruar nga luftetar nga Vërmica dhe Zhuri, që u angazhuan për tërheqjen e kufomës së luftetarit Nexhat Fanaj nga fushëbeteja.
Vlen të theksohet kontributi i madhë i banorve të këtyre dy fshtarve ( Buçe dhe Brezne) për t’i dalë në ndihmë luftëtarëve të lirisë dhe të plagosurve në këtë betejë.
Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoj me shumë beteja kundër okupatorit serb deri me 12.06.1999 ku përfundimisht iu dha fund sundimit sllav në tokat tona!”, ka thënë Berisha./04 Online

May be a black-and-white image

Leave a Reply