Ylli shpallet kampion i Kosovës

0
314

Ylli janë shpallur kampionë të këtij stinori në ligën e basketbollit në Kosovë.

Golden Eagle Ylli janë shpallur kampion, pasi mposhtën 70:64 Trepçën, duke çuar serinë në 3:1.

U zhvillua një ndeshje shumë e barabartë, ku fituesi u vendos në çerekun e fundit.

Mitrovicasit ishin në avantazh në dy çerekët ndaj ekipit nga Suhareka, por në fund më efikas u treguan Ylli.

Kështu Golden Eagle Ylli shpallen kampion të superligës së basketbollit për herë të dytë me radhë.

Leave a Reply