Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për t’u marrë në pyetje të kompozitorit Adrian Hila, në lidhje me videot intime që u shpërndanë një ditë më parë në rrjetet sociale.
Në kuadër të veprimeve të Policisë, efektivët kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar dhe marrë në pyetje, por nuk e kanë gjetur aty.
Sipas Top News, policia ka mundur të kontaktojë në telefon me kompozitorin i cili është shprehur se është shumë i shokuar, i tronditur dhe se e kanë hakeruar. Ai shtoi se do të paraqitet në polici sapo të mbërrijë në Tiranë.
Marrja në pyetje e Hilës lidhet me videot me përmbajtje intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.
Një ditë më parë, Krimi Kibernetik kreu verifikime në lidhje me përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjet.
E në bazë të raportimeve të fundit, Hila thuhet se nuk gjendet në Shqipëri, por që ka lënë të kuptojë që sapo të arrijë në Tiranë do të paraqitet para organeve të drejtësisë.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme janë shpërndarë një numër i madh i videove të personazheve publike përfshirë M.L, E.F, e E.A duke kryer mardhënie intime me kompozitorin e njohur Adi Hila.
Reagime të shumta patën edhe figura publike, duke e kritikuar dhe komentuar shpërndarjen e këtyre videove në të gjitha platformat sociale.
Gjatë mëngjesit të sotëm, në një video që po qarkullon në rrjet, Hila dëgjohet duke thënë se “Është alarm, o Mero, për kokë të (pjesë e paqartë dhe nuk dëgjohet mirë) Unë këtu fle me gocën time” është dëgjuar duke thënë në njërën nga videot e shumta të publikuara gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotshëm.
Në raportimet e disa gazetarëve në Shqipëri, përfshirë edhe Olti Currin, kanë treguar që gjendja e dy prej personazheve të përfshira në këto video është shumë e rëndë, madje duke tentuar edhe vetëvrasjen.
Pos Olti Currit, reagime pati edhe nga figura të rëndësishme në Shqipëri, e po ashtu edhe nga bota rozë duke bërë thirrje që këto video në momente intime të kompozitorit me personazhet publike të mos shpërndahen.
Ndryshe, eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, ka folur në “Top Story”në lidhje me publikimin e videove dhe këshillon qytetarët që të mos mbajnë kamera në shtëpi, sepse është thuajse e sigurt se një ditë do të hakohen.
“Shqiptarët nuk e kanë kuptuar se çfarë është privatësia. Dolën rrogat dhe targat dhe nuk u shqetësua askush. Shumë njerëz harxhojnë mijëra euro për të vënë kamera në shtëpi dhe në dhomat e gjumit. Janë shumica mall i dobët kinez dhe janë shumë të lehta për tu hakeruar. Kanë fjalëkalime shumë të thjeshta dhe mund të hakërrohen shumë lehtë. Ekzistojnë “site” që shesin kamerat e shtëpive. Ti je duke ngrënë dhe mijëra njerëz po të shohin. Këshilla ime është të mos mbajnë kamera në shtëpi. Tashmë hakërrimin e kamerave mund ta bëjë edhe një 12-vjeçar.” , ka shtuar Kallanxhi.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas publikimit dhe shpërndarjes në portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime. Çështja po hetohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit po punojnë për identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera që mund të çojnë në identifikimin e personave që qëndrojnë pas faqeve dhe profileve ku janë publikuar ose shpërndarë materialet.
Policia ka nisur gjithashtu procedurat për heqjen e përmbajtjeve nga platformat ku ato vijojnë të jenë të aksesueshme.
Deri më tani, nuk ka patur asnjë reagim, pos atij të Hilës nga personazhet e tjera të përfshira në videot që po qarkullojnë në rrjet.















































