Von der Leyen vjen sot në Kosovë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor

0
103

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën.

Gjatë vizitës, ajo do të takohet me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Takimi do të mbahet në Presidencë dhe pritet të nisë në orën 12:30.

Vizita e von der Leyen zhvillohet në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dje qëndroi në Tiranë.