Ylli nis nesër aventurën në Ligën e Kampionëve

0
799

Golden Eagle Ylli për herë të parë do të luajë në garat ndërkombëtare, ndërsa do të debutojë në Ligën e Kampionëve, përkatësisht në kualifikimet e kësaj radhe.

Kampionët e Kosovës do të përballen me Benficën e Lisbonës, ndeshje që do të zhvillohet në Portugali, të mërkurën, më 21 shtator nga ora 22:00, sipas kohës tonë lokale.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 21 shtator, dy ditë më pas (23 shtator) zhvillohen gjysmëfinalet dhe më 25 shtator finalja.

Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Benfica do të ndeshet me skuadrën qipriote, Keravnos. Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Ylli/Benfica – Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg.

Katër skuadrat nga kjo fazë do t’i bashkohet 28 skuadrave për të formuar kështu 32 skuadrat që do të garojnë në edicionin e ri të kësaj gare.

Nëse Ylli nuk arrin në grupet e Ligës së Kampionëve, atëherë do të kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup.

Therandasit janë kampionë të Kosovës në dy vitet e fundit, ndërsa një herë e kanë fituar Ligën Unike dhe Superkupën Mbarëkombëtare.

Leave a Reply