Lamine Yamal është pranë një tjetër arritjeje historike në Ligën e Kampionëve, pasi synon të barazojë dhe më pas të tejkalojë rekordin e Kylian Mbappes për golat e shënuar në këtë garë para moshës 20-vjeçare.
Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, ylli i Barcelonës ka realizuar 12 gola në 34 paraqitje në këtë kompeticion, ndërsa Mbappe kishte shënuar 13 gola para se të mbushte 20 vjeç.
Përveç golave, Yamal ka regjistruar edhe 11 asistime, duke dëshmuar rëndësinë e tij në skuadrën katalanase.
Tashmë, talentit spanjoll i duhet vetëm një gol për të barazuar rekordin e Mbappes dhe dy për ta kaluar atë./04 Online/













































