Xhaka për ndeshjen ndaj Serbisë: Nuk ka rëndësi kundër kujt luajmë

0
598

Granit Xhaka është pyetur të hënën mbrëma për ndeshjen vendimtare të Zvicrës ndaj Serbisë. Pyetjen ia ka bërë një gazetar serb, pas ndeshjes së Zvicrës me Brazilin.

“Nuk ka rëndësi ndaj kujt luajmë. Ne jemi futbollistë profesionistë. Ndihem mirë duke luajtur ndaj Brazilit, Kamerunit dhe Serbisë”, ka thënë Xhaka, përcjell “b92.net”, që ka gazetarët e tij në Katar.

Ndeshja vendimtare mes Zvicrës dhe Serbisë luhet të premten mbrëma. Xhaka është pyetur nëse Serbia luan ndryshe në krahasim me Brazilin.

“Vështirë të thuhet. Mendoj se Serbia ka kualitete tjera në krahasim me Brazilin, me Mitroviqin në sulm. Brazili luan shumë më tepër lojë të ultë, në krahasim me Kamerunin. Jam optimist para ndeshjes së fundit”, ka theksuar Xhaka. Natyrisht është pyetur edhe për ndeshjen e para katër vjetëve në Rusi. “Mendoj se nuk ka histori, janë thjeshtë dy ndeshje. Ne jemi Zvicra, ata janë Serbia. Do të japim çdo gjë në fushë. Do të luajmë futboll dhe le të fitoi më i miri”, ka thënë Xhaka.

Leave a Reply