Xhaka gjen sërish golin, Arsenali fiton dhe shkon +8

0
188

Granit Xhaka gjen sërish golin dhe Arsenali vazhdon të fitojë e vrapojë drejt titullit kampion. Vetëm tri ditë pasi i shënoi Sportingut të Lisbonës në Europa League, mesfushori me origjinë shqiptare ndëshkon edhe Crystal Palace, në derbin e vlefshëm për kampionatin anglez.

Në “Emirates Stadium”, ishte skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta që dominoi totalisht, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Geksa golin e avantazhit e shënoi braziliani Martinelli, me një lëvizje të bukur në zonë.

Në fundin e pjesës së parë ishte Bukayo Saka, që depërtoi mirë në zonë dhe mposhti për herë të dytë portierin e Crystal Palace, duke dërguar “topçinjtë’ në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave.

Pjesa e dytë nisi sërish me gol dhe këtë herë ishte Granit Xhaka. Mesfushori u shërbye mirë në zonë, ku me një qetësi për t’u admiruar, kaloi topin poshtë këmbëve të portierit mik.

Crystal Palace provoi të rihapë takimin, pasi shënoi me Schlupp në të 63-tën, megjithatë vetëm për pak, sepse në të 74-ën Saka shënoi edhe golin e katërt, duke vulosur suksesin.

Me këtë sukses, Arsenali ngjitet në kuotën e 69 pikëve, 8 më shumë se Manchester City, teksa vlen të theksohet se kanë mbetur edhe 10 javë deri në fund të kampionatit.

Leave a Reply