Xavi i bie pishman, do të qëndrojë edhe për një sezonë të Barcelona

0
174

Xavi Hernandez ka ndryshuar mendje dhe do të qëndrojë si trajner i Barcelonës.

Pas takimit të mbërmshëm dhe këmbënguljes së Laportës që ai të qëndrojë, Xavi pranon kushtet e Barçës dhe do të vazhdojë si trajner.

E këtë e ka konfirmuar edhe zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste.

“Xavi do të qëndrojë, ai është shumë i lumtur. Ne kurrë nuk kemi hapur bisedime për asnjë trajner tjetër. Gjithashtu Deco i beson Xavit, është e garantuar”, tha Yuste.

Xavi Hernandez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe do ta përmbush kontratën.

Ai kishte njoftuar se do të largohej nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit.

E pas këtij vendimi, Barcelona kishte pasur një ecuri tejet të mirë, por gjithçka u duk se u prish në ndeshjen ndaj PSG-së.

Tifozët kishin nisur të kërkonin qëndrimin e Xavit, por kjo ndryshoi pas eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe humbjes në “El Clasico”.

Megjithatë, përkundër këtyre situatave, sot Xavi Hernandez ka vendosur ta ndryshojë mendjen dhe të qëndrojë në Barcelonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here