Washington, Lajçak i vazhdon takimet me zyrtarë amerikanë për situatën në veri

0
149

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është takuar me dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në Washington.

Ai në Twitter ka theksuar se u takua me zëvendëskëshilltarin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Jon Finer, dhe drejtoreshën e Lartë për Evropën, Amanda Sloat.

Lajçak theksoi se ata kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës.

“Biseduam për hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Lajçak.

Leave a Reply