Vjen pranvera, por moti jo tërësisht i qëndrueshëm!

0
381

Anticikloni nga Evropa dhe Mesdheu kanë përfshirë rajonin tonë duke i dhënë fund motit jashtëzakonisht të paqëndrueshëm dimëror të ditëve të kaluara.

Moti është stabilizuar plotësisht dhe temperaturat po shënojnë rritje graduale, mirëpo ajri i ftohtë ende gjendet shumë afër në lindje dhe juglindje të Evropës.

Pikërisht për këtë arsye dhe për shkak të gjendjes sinoptike gjatë ditëve të ardhshme edhe pse do të kemi mot pranveror prapëseprapë moti nuk pritet të jetë plotësisht stabil. Reshje atmosferike nuk priten, po një front i dobët i ftohtë ajror pritet të dielën vonë. Ky front i dobët nuk do të ndikojë substancialisht në kushtet e motit, por pritet të na sjellë vranësira dhe ndonjë rigë afatshkurtër të izoluat shiu. Po ashtu edhe erëra afatshkurtra veriore dhe ulje të temperaturave.

Të gjitha këto janë karakteristika të motit pranveror. Pas kalimit tê frontit të dobët të së dieles mbrëma një front tjetër pritet afër ditës së mërkurë me shtim të vranësirave dhe riga të dobëta të izoluara shiu.

Këto janë ecuritë më të fundit sinoptike bazuar në modelet globale numerike për parashikimin e motit dhe nëse ka ndonjë ndryshim ne do ju njoftojmë me kohë.

Pra, edhe njëherë ; pranvera po vjen me të gjitha karakteristikat e saj, priten ditë të mira me diell, por nganjëherëedhe vranësira dhe ulje të përkohshme të temperaturave. Reshje të mëdha njëherë për një herë nuk shihen./Meteoballkan

Leave a Reply