Vjedhje e rëndë në shkollën ‘Ekrem Rexha’ në Prizren, kabineti i TIK-ut cak i hajnave

0
142

Jo rrallëherë hajnat e persona të ndryshëm ua mësyjnë shkollave fillore e të mesme në vendin tonë, ku arrijnë të kapin pajisje të ndryshme shkollore. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në shkollën e mesme të ulët “Ekrem Rexha” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga drejtoria, me ç’rast u kuptua se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda objektit të shkollës gjatë natës dhe kanë vjedhur pajisje teknologjike nga kabineti i lëndës TIK.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur kompjuterët e kabinetit në tokë dhe sipas informacioneve të para, të dyshuarit kanë vjedhur nga kompjuterët pajisjet e brendshme.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Kujtojmë se shkolla ‘Ekrem Rexha’ edhe më parë ka qenë cak i vjedhjeve.

Leave a Reply