Vjedhje e rëndë në Prizren: Hajdutët grabisin para, stoli ari dhe ora me vlerë

0
273
Foto: Ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Prizren, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë stoli ari, para të gatshme dhe disa ora me vlerë, raporton 04 Online.

Rasti është denoncuar nga ankuesi, një qytetar kosovar, i cili ka informuar policinë për humbjen e sendeve të vlefshme. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve.

“Prizren / 22.03.2025 – 17:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe disa ora me vlerë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here