Vizat na i hjeken, por nga viti 2024 duhet të paguajmë për të shkuar në vende të BE’së

0
1071

Nga viti 2024, hyrja në Evropë nuk do të jetë më pa pagesë.

Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit – ETIAS do të lejojë hyrjen në vendet e BE-së me pagesë prej 7,70 dollarë. Ky është një sistem për vizitorët nga vendet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Evropë.

Ndërsa shumë qytetarë amerikanë duken të tronditur nga kjo gjë, ata mund të habiten që sistemi ETIAS është modeluar sipas programit të heqjes së vizave ESTA, i cili u prezantua në 2009 nga Shtetet e Bashkuara. Dhe, sigurisht, qytetarët e shumë vendeve kanë nevojë për viza “të vërteta” për në vendet e BE-së – që nuk është vetëm një proces i kushtueshëm, por gjithashtu kërkon shumë kohë.

Kur do të hyjë në fuqi ETIAS?

Fillimisht e planifikuar për të filluar në maj 2023, ETIAS është shtyrë disa herë – por tani duket se është në rrugën e duhur për të nisur në 2024.

Kush ka nevojë për autorizimin ETIAS?

Qytetarët e rreth 60 vendeve jo anëtare të BE-së, të cilët aktualisht nuk kanë nevojë për vizë për në BE – si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan CNN.

Banorët e BE-së janë të përjashtuar, pavarësisht nga kombësia e tyre.

Do të kushtojë 7 euro (7,70 dollarë) dhe do të mbulojë hyrje të shumta për tre vjet, ose derisa të skadojë pasaporta juaj.

Leave a Reply