Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

0
291

Vinicius Junior mund të jetë ylli i madh që do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror, duke marrë parasysh se Los Blancos do të përforcohen me Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez ka konfirmuar largimin nga PSG në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në kryeqytetin spanjoll.

Ndërkohë vendin e Mbappes te PSG mund ta zë një yll i Real Madridit, braziliani Vinicius Junior që është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Defense Central’, PSG e ka bërë prioritet transferimin e Vinit dhe janë gati të bëjnë një ofertë të çmendur në drejtim të Real Madridit.

Kampionët e rinj të Francës janë të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro për Vinicius Junior, ku braziliani do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

23-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm këtë vit, ku në 36 ndeshje zyrtare ka realizuar 21 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

PSG e dëshiron me çdo kusht transferimin e brazilianit dhe besojnë se oferta prej 300 milionë eurove do ta bind Realin që të lë të lirë brazilianin të transferohet në Parc de Princes.

Në rast se bëhet realitet ky transferim, atëherë Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke kaluar bashkëkombësin e tij Neymar JR i cili kishte kaluar te PSG nga Barcelona për shumën e 222 milionë eurove. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here