“Vetëm Napoli sipër Juventusit tim”, Allegri: Renditemi të dytët

0
139

Juventusi fitoi 4-2 ndaj Sampdorias, takim ku skuadra mike nuk i kurseu akuzat për arbitrat. Bardhezinjtë reaguan pas humbjes në kryeqytet ndaj Romës, dhe tani renditen në vendin e shtatë.

Trajneri Max Allegri theksoi pas ndeshjes se djemtë e tij realisht renditen forcë e dytë në Serie A, duke mos llogaritur dënimin me 15 pikë.

Me problemin e pikëve merren drejtuesit, unë nuk dua të flas në lidhje me këtë temë. Ajo që po bëjnë lojtarët është shumë e rëndësishme.

Tani jemi momentalisht të dytët në renditje duke llogaritur atë që kemi dhënë në fushë. Kemi marrë shumë lojtarë nga skuadra e dytë si Soule, i cili shënoi ndaj Sampdorias”, u shpreh trajneri i Juves.

Rekordmenët e futbollit italian rikthehen në fushë të enjten në Europa League. “Zonja” do të përballet në Gjermani ndaj Freiburgut./SS

Leave a Reply