Cristiano Ronaldo pritet të udhëtojë të dielën drejt Riadit, pasi u largua nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë pas përplasjes me trajnerin Jorge Jesus.
Vendimi erdhi pasi Jesus konfirmoi se Ronaldo nuk do të ishte titullar, ndërsa ylli portugez më pas bisedoi me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, dhe vendosi të largohej nga grumbullimi.
Tensionet nisën pas ndeshjes ndaj Norvegjisë, ku Ronaldo qëndroi në stol gjatë gjithë takimit, ndërsa Gonçalo Ramos shënoi golin e fitores.
Sipas gazetës portugeze “Record”, Ronaldo do të rikthehet në Arabinë Saudite me avionin e tij privat, duke iu rikthyer angazhimeve te Al-Nassr.
E ardhmja e tij me Kombëtaren e Portugalisë mbetet e paqartë. Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për tërheqjen e tij, ndërsa Jesus thuhet se është i gatshëm për bisedime të reja me kapitenin portugez./04 Online/















































