Vedat Muriqi: Lashë shkollën për futbollin

0
399

Sulmuesi i Kosovës dhe Mallorca, Vedat Muriqi ka folur në lidhje me karrierën e tij.

Muriqi së fundmi ka marrë pjesë në një intervistë në ‘Marca’, aty ka komentuar rreth shumë gjërave përshirë edhe në fëmijërinë e tij.

Ai tregoi se si ka punuar për të mbajtur familjen dhe iu ka dashur të lë shkollën për futbollin.

“Fillova të punoja në një restorant në pronësi të familjarëve të mi kur isha nëntë vjeç. Aty bëja gjithçka, kamarier, ndihmë në kuzhinë etj. E gjithë kjo derisa mbërrita në Shqipëri në moshën 16-vjeçare. Gjatë asaj kohe, vetëm unë mund të punoja për të mbajtur nënën dhe motrën time, pasi babai im vdiq në luftë. Aty kishte ose shkollë ose futboll dhe kjo është arsyeja pse vendosa të lë shkollën, sepse nuk mund ta lija futbollin, është jeta ime. E di që nuk e kam bërë mirë duke e lënë shkollën dhe tani mund të them se kam qenë shumë me fat”, u shpreh sulmuesi.

Kujtojmë që Vedat Muriqi ka kontratë me Mallorca deri në vitin 2027.

Leave a Reply