Cristian Romero zyrtarizohet te Atletico Madrid

0
33

Atlético Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit argjentinas Cristian “Cuti” Romero nga Tottenham Hotspur.

Klubi madrilen ka paguar 35 milionë euro fikse, ndërsa marrëveshja mund të arrijë deri në 40 milionë euro me bonuset. Romero ka firmosur kontratë me Atlético Madrid deri në qershor të vitit 2031.

28-vjeçari largohet nga Tottenham pas pesë vitesh në Londër, ku u shndërrua në një prej liderëve të skuadrës dhe në vitin 2025 mori edhe shiritin e kapitenit. Ai ishte pjesë e ekipit që fitoi Ligën e Evropës në sezonin 2024/25.

Romero bëhet kështu një prej përforcimeve kryesore të Diego Simeones për sezonin e ri, me trajnerin argjentinas që e konsideron mbrojtësin një element të rëndësishëm për repartin defensiv të Atlético Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here