Real Madrid transferon talentin e Rayo Vallecanos

0
133

Real Madrid ka siguruar transferimin e Pablo Bellosillos “Bello”, mbrojtësit të djathtë të lindur në vitin 2007, i cili vjen nga akademia e Rayo Vallecanos.

Sipas gazetarit Álvaro Esteban, Bellosillo do t’i bashkohet fillimisht Real Madrid C, ku do të vazhdojë zhvillimin e tij dhe do të synojë një të ardhme te Real Madrid Castilla, shkruan 04 Online.

19-vjeçari kishte tërhequr prej kohësh vëmendjen e drejtuesve madrilenë, falë paraqitjeve me Rayo Vallecano B dhe profilit të tij ofensiv. Sezonin e kaluar, ai shënoi edhe në fitoren 3-1 ndaj Intercity.

Real Madridi e sheh Bellosillon si një tjetër investim për të ardhmen, në kuadër të strategjisë së klubit për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here