Barcelona pranë shitjes së Ferran Torresit te PSG-ja, marrëveshja i kursen 18 milionë euro

0
45

Barcelona është pranë marrëveshjes me Paris Saint-Germain për transferimin e Ferran Torresit për rreth 50 milionë euro, pa bonuse shtesë.

Sipas “The Athletic”, kjo marrëveshje do ta ribashkojë sulmuesin spanjoll me Luis Enriquen, ndërsa Barcelona do të shmangë edhe pagesa të konsiderueshme ndaj Manchester Cityt.

Klubi katalanas do të kursejë gjithsej 18 milionë euro, pasi nuk do të aktivizohet një pagesë prej 8 milionë eurosh në rast rinovimi të kontratës dhe një bonus prej 10 milionë eurosh që City do ta përfitonte nëse Ferran shitej për të paktën 55 milionë euro, shkruan 04 Online.

Ferran Torres largohet nga Barcelona pas 207 paraqitjeve, 63 golave dhe 23 asistimeve. Sezonin e kaluar, 26-vjeçari shënoi 21 gola në 49 ndeshje.

Transferimi te PSG-ja pritet t’i japë fund aventurës së tij në Barcelonë pas më shumë se katër vitesh./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here