Nafta shtrenjtohet sërish në Kosovë – këto janë çmimet e derivateve

0
42

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot, 15 gusht.

Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.75 euro, që paraqet një rritje prej 2 centësh krahasuar me dje, kur çmimi maksimal ishte 1.73 euro.

Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.50 euro për litër, ndërsa ai i gazit 0.61 euro për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi në orën 10:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here