Ushtrime të shkurtra që bëhen ndërsa bëni kafe, lani dhëmbët, shikoni televizor…

0
408

Shëndeti i mirë mund të mirëmbahet edhe në këtë mënyrë

Secili prej nesh ka thënë të paktën një herë se nuk kemi kohë për të ushtruar, por me këto këshilla do ta harroni këtë justifikim.

Ju mund të ruani një shëndet të mirë me ndihmën e këtyre mini-ushtrimeve që mund t’i përfshini në aktivitetet tuaja të përditshme, sugjeron hulumtimi i Universitetit të Sidneit.

Me këto pesë këshilla, ushtrimet do të bëhen shprehi:

1. Sa herë e keni dëgjuar këshillën për të përdorur shkallët në vend të ashensorit? Është koha që më në fund ta praktikoni atë – shkoni lart e poshtë në këmbë dhe përpiquni të jeni të shpejtë, transmeton Telegrafi.

2. Ndërsa shikoni televizor ose lexoni lajmet në telefon, bëni pushime të shpeshta me disa ushtrime, si p.sh. galiç, madje do të jenë të dobishme edhe disa ushtrime të njëpasnjëshme në këmbë dhe ulur. E njëjta gjë vlen edhe për punën në kompjuter dhe çdo punë ku jeni në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë.

3. Larja e dhëmbëve është një aktivitet automatik, kështu që ju mund t’i përdorni ato dy ose tre minuta dy herë në ditë për të praktikuar në të njëjtën kohë. Në të njëjtën kohë, mund të ecni nëpër banjë, të tendosni dhe relaksoni muskujt, të ngriheni alternuar në gishtat e këmbëve dhe thembra… Është e rëndësishme që të krijoni zakon dhe të bëni rregullisht lëvizje të tilla.

https://youtube.com/watch?v=giN3WkZKT5g%3Ffeature%3Doembed

4. Çfarë bëni kur prisni të ziejë uji për kafe apo çaj? Pse të mos i përdorni ato pak minuta për të ushtruar? Njerëzit zakonisht mendojnë se duhet të gjejnë kohë për stërvitje, por çështja është që të inkorporoni ushtrimet në aktivitetet që bëni tashmë.

5. Lëshoni muzikën tuaj të preferuar stimuluese dhe kërceni gjatë gatimit ose pastrimit. Ose, më mirë akoma, ndani disa minuta çdo ditë për të kërcyer. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here