“Unë nuk fshihem”, Mbappe nis duelin me Barcelonën: Është momenti i lojtarëve të mëdhenj!

0
164

Këtë mesjavë rikthehet Champions League dhe një nga sfidat më emocionuese të çerekfinaleve është ajo mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës. Sfida e parë do të luhet në Francë dhe Kylian Mbappe ka nisur tashmë t’u bëjë “presion” katalanasve.

Sulmuesi thekson se tashmë është momenti vendimtar i sezonit dhe se iu takon lojtarëve të mëdhenj që të bëjnë diferencën në fushë.

“Është momenti i lojtarëve të mëdhenj, jam gati dhe shumë i përgatitur. Si gjithnjë do të jem aty dhe nuk do të fshihem. Çdo vit kjo fazë e sezonit shërben për të “zgjuar” skuadrën. Në fund të prillit do të kuptojmë nëse është një sezon negativ apo pozitiv. Jam i sigurt se skuadra do të japë gjithçka, pastaj rezultati është në dorën e Zotit”, u shpreh Mbappe./SS

Leave a Reply