Tre vëllezër rrihen mes vete në Prizren

0
365
Foto: Ilustrim

Tre vëllezër në Prizren janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje gjatë natës së mbremshme në Prizren, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth ores 20:40.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëri prej tyre është ndalur në stacion policor pasi ishte i dehur, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prizren, 01.09.2021 – 20:40. Është raportuar se tre vëllezër meshkuj kosovar kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete dhe kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është ndalur në stacion policor pasi ishte i dehur ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Leave a Reply