Tre të vdekur në Kosovë nga COVID-19 në 24 orët e fundit

0
379
Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, në 24 orët e fundit.

IKSHPK njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 205 të reja me koronavirus dhe 62 persona janë shëruar. Tutje, Instituti njofton se brenda 24 orëve janë testuar gjithsej 843 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimet e kontakteve të rasteve në terren.

Nga tre të vdekurit, një është në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, një në Spitalin e Përgjithshëm Prizren dhe një në atë të Gjakovës.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovës është 18 mijë e 148 raste, 666 të vdekur dhe 15 mijë persona të shëruar. Aktualisht janë 2 mijë e 332 raste aktive.

Leave a Reply