Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mërkurën më 3 gusht rreth orës 15:00 në plazhin e madh në Ulqin. Rasti është raportuar tek sot nga mediat malazeze.
Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por pa rezultat.
Sipas Vijesti, djali ka qenë në plazh me vëllain dhe kunatën, por askush nuk e ka vërejtur që ai po mbytej në ujë.
Ai është nxjerrë në breg nga një turist tjetër nga Kosova, i cili më vonë e ka vërejtur se fëmija po notonte në mënyrë të panatyrshme./Koha