Thomas Muller përmbyll epokën e tij në Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun

0
77

Thomas Muller ka zhvilluar mbrëmë ndeshjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve me fanellën e Bayern Munichut. “Bavarezët” u eliminuan në çerekfinale nga Interi, duke i dhënë fund një tjetër kampanje evropiane, ndërsa Muller i dha fund edhe një kapitulli historik të karrierës së tij, shkruan 04 Online.

Sulmuesi legjendar gjerman, i cili pak ditë më parë konfirmoi largimin nga Bayern në fund të sezonit, u përshëndet me tifozët pas ndeshjes, i emocionuar dhe i vetëdijshëm për fundin e një epoke.

Me mbi një dekadë dominim në Gjermani dhe Evropë, Muller mbetet një nga figurat më të dashura dhe të suksesshme të Bayern Munichut. E ardhmja e tij në futboll ende mbetet e paqartë, por një gjë është e sigurt – emri i tij do të mbetet i gdhendur në historinë e klubit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here