Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu po festojnë përvjetorin e martesës së tyre, një moment të veçantë që çifti e ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Dy këngëtarët, të cilët u bënë edhe më të njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova 2”, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 13 tetor 2024.
Me rastin e përvjetorit, Adri kishte përgatitur një surprizë romantike për partneren e tij, duke i dhuruar një buqetë me lule.
Iliriana publikoi në Instagram një fotografi ku Adri shihet me lulet në dorë, ndërsa momentin e shoqëroi me një mesazh të ngrohtë.


“Faleminderit për këtë dhuratë, se nuk e kam pritur fare. Të dua. Urime përvjetori i martesës”, shkroi këngëtarja.
Ajo ndau gjithashtu edhe një fotografi nga dita e dasmës së tyre, të cilën e shoqëroi me dedikimin e shkurtër: “Urime, shpirti im”.
Çifti vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me publikun momente nga jeta private dhe ajo profesionale.















































