Olivier Giroud ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke u bërë futbollisti i parë francez që luan në këtë garë në moshën 40-vjeçare ose më shumë.
Sulmuesi francez u aktivizua në minutën e 78-të në humbjen 3-0 të Lille ndaj ish-klubit të tij, Arsenalit, në stadiumin “Emirates”.
Sipas të dhënave të Opta-s, Giroud u bë gjithashtu lojtari i dytë në histori që luan në Champions League në moshën 40-vjeçare ose më shumë me një klub francez, pas portierit italian Gianluigi Buffon, i cili e arriti këtë me Paris Saint-Germain në sezonin 2018/19./04 Online/














































