Janë testuar 57 punëtorë të Kompanisë KRU”Hidroregjioni Jugor” sh. a – Prizren për Covid-19.
Kështu ka njoftuar kjo kompani nëpërmjet një njoftimi.
Shërbimi për Siguri dhe Shëndet në Punë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik ka organizuar realizimin e testeve për Covid- 19 PCR të gjithë punëtorëve të Kompanisë si masë parandaluese për virusin Covid – 19.
“Sot janë bërë 57 teste tek punëtorët e kompanisë dhe ky lloj testi do të vazhdoj për të gjithë punëtorët. I jemi mirënjohës Institutit të Shëndetit Publik në Prizren për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim”, përfundohet në njoftim./Dchannel