Tentohet për herë të tetë konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

0
98

Për herë të tetë edhe sot (e enjte) do të tentohet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Kjo, pasi ky konstituim i këtij Komisioni, ka dështuar shtatë herë radhazi, për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje.

Bojkotimi i mazhornacës lidhet kryekëput me inatet ndaj opozitës pasi kjo e fundit nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Ky Komision pritet të hetojë procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Kujtojmë se në skandalin me furnizimin me rezerva shtetërore dyshohet se janë të përfshirë ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pronari i “Buke e Zemër”, Ridvan Muharremi dhe disa zyrtarë të tjerë.

Në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore, policia pati arrestuar Ridvan Muharremin dhe dy zyrtarë të tjerë.

Të njëjtit me një vendim të Gjykatës së Apelit janë liruar nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri.

Leave a Reply